Capital T me urim të veçantë për ditëlindjen e Ilir Latifit!

Sot ka ditëlindjen, Ilir Latifi, sportisti shqiptar i arteve të përziera marciale.

ShowBiz

28/07/2018 12:14

Është ky reperi, Capital T i cili ka zgjedhur një fotografi për t’i uruar ditëlindjen sportistit Latifi, shkruan lajmi net.

“Urime ditëlindja vëlla, të uroj edhe shumë tjera të shëndetshme dhe të suksesshme”, ka shkruar ai.

Capital T dhe Iliri janë miq tejet të mirë, pasi të shumtën e kohës e kalojnë së bashku. Në javët e kaluara, reperi është parë në shoqërinë e Ilirit, me të cilin edhe është stërvitur. /Lajmi.net/