Capital T me dhuratë për fansat në fundvit

Reperi Capital T pa mëdyshje mund të themi që ishte një prej artistëve më të suksesshëm gjatë këtij viti.

ShowBiz

30/12/2017 09:27

Ai solli disa projekte radhazi dhe që të gjitha rezultuan shumë të suksesshme, duke zënë vendin e këngëve më të pëlqyera të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Ani pse jemi në ditët e fundit të 2017-ës, Capital T nuk është ndalur dhe ka edhe një befasi për gjithë fansat e tij.

“E kom ni dhuratë për krejt fansat e mi, për me përmbyllë 2017”, ka shkruar reperi mbi një fotografi që postoi së fundi në Instagram.

Ai ka dhënë edhe orën se kur ajo “dhuratë” do të jetë në duart e fansave, e që vjen nesër (e diele) në orën 17:00. /Lajmi.net/