Capital T: Falënderimin tim për ju, kam me kthy…

Reperi Capital T e ka përmbyllur suksesshëm vitin 2017.

ShowBiz

09/01/2018 08:41

Ai ishte shumë i angazhuar me projekte të reja, të cilat e bënë atë artistin shqiptar më të dëgjuar gjatë gjithë vitit, shkruan lajmi.net.

Turneu i tij ka përfshirë koncertet në mbarë botën, ndërsa tani pas përfundimit, ai falënderon gjithë fansat për përkrahjen si dhe u bën një premtim atyre.

“Veç me ju falemnderu për përkrahje gjatë krejt tour-it të sivjetshëm, është shumë pak…Falemnderimin tim për ju kom me kthy me projekte si asnjehere më parë, për krejt dashninë që ma keni jep anë e mbanë botës. Deri në Tour-in tjetër, shumë dashni për juve.”, shkruan reperi.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Capital T, pas këngëve të suksesshme që i solli gjatë 2017-ës. /Lajmi.net/