Capital T dhe 2Po2 me bashkëpunim të ri?! (Foto)

Dy këngëtarët e dashur të skenës muzikore kosovare, duket se do të sjellin një projekt të ri, së bashku.

ShowBiz

24/03/2017 16:36

Në rrjetin social Instagram, Capitali ka shpërndarë disa imazhe në të cilat shihet bashkë me Besnikun, shkruan lajmi.net.

Këto imazhe të bëjnë të dyshosh nëse këngëtarët janë duke punuar rreth një projekti të përbashkët.

Në njërën fotografi, Capitali shihet duke u ‘shkrirë’ së qeshuri me 2Po2, ndërsa në tjetrën të dy qëndronin ulur në karrige.

Artistët që mes vetes janë dajë e nip, kanë pasur edhe më parë bashkëpunim, kështu që nuk do të ishte befasi nëse do vinte edhe një i radhës. /Lajmi.net/