Capello thotë se Kroacia është mrekullia e këtij botërori

Kombëtarja e Kroacisë ka fituar simpatinë e shumë njerëzve pas arritjes në finalet të Kupës së Botës.

Sport

13/07/2018 18:18

I befasuar nga ecuria e Kroacisë ka mbetur edhe trajneri legjendar, Fabio Capello.

“Është një mrekulli. Është tepër e pabesueshme që një vend me vetëm katër milionë banorë arrin deri këtu”, ka deklaruar Capello.

Ai tutje ka komentuar ndeshjen që Kroacia në gjysmëfinale e mposhti Anglinë me rezultat 2:1, duke treguar edhe çelësin e suksesit.

“Anglia është e re dhe e papërvojë, në anën tjetër Kroacia ka përvojën e duhur dhe kjo ka bërë diferencën”.

“Çelësi i fitores? Mënyra se si Zlatko Daliq mbylli Harry Kane. Kështu që golashënuesi më i mirë i botërorit mbeti pa një mundësi të vërtetë”./Lajmi.net/