Capello: Ronaldo do të kthehet në Man Utd

Fabio Capello parashikon largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

Sport

01/06/2018 07:12

Fabio Capello beson se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Ish trajneri i “Los Blancos” mendon se ylli portugez planifikon të rikthehet te ish skuadra e tij, Manchester United.

“E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Real Madrid? Cristiano dëshiron të kthehet në Manchester United te Mourinho”, deklaroi Capello për “Sky Sport Italia”, përcjell “lajmi.net”.

“Mendoj se ai do të largohet nga Spanja duke u kthyer në Angli”, theksoi ai. /Lajmi.net/