Capello me kritika të ashpra për aktrimin e Bonuccit te goli i parë i Atleticos

Trajneri i mirënjohur italian, Fabio Capello, ka kritikuar veprimin e Leonardo Bonuccit te goli i parë i shënuar nga Atletico Madrid.

Sport

21/02/2019 09:52

Skuadra spanjolle me një paraqitje të mirë ka arritur të mposht 2:0 Juventusin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në ‘Wanda Metropolitano’.

Bonucci, te goli i parë i Atleticos pas një tollovie në zonë u shtri në tokë, duke pretenduar në ndërhyrje të palejuar në të, tek i cili moment edhe erdhi goli i Gimenez.

Capello duke e komentuar ndeshjen Atletico Madrid – Juventus, ka thënë se skuadrat italiane janë mësuar në kampionatin e tyre të shtrihen në tokë nga përkëdheljet më të lehta.

“Në Itali jemi mësuar mirë, sapo të të përkëdhelin, shtrihu në tokë se është faull. Bonucci sapo u prek, u hodh menjëherë dhe në fund këto janë rezultatet”, ka deklaruar Capello, përcjell ‘lajmi.net’.

“Është e qartë që nuk kishte ndërhyrje të gabuar”, ka shtuar ai./Lajmi.net/