Capello: Ky futbollist është problemi në Real Madrid (FOTO)

Fabio Capello beson se problemi më i madh në Real Madrid është Cristiano Ronaldo.

Sport

06/10/2016 09:31

Ish trajneri i Real Madridit, Fabio Capello beson se problemi më i madh në klub është Cristiano Ronaldo dhe mungesa e formës së mirë fizike të portugezit.

Skuadra e trajnerit Zinedine Zidane ka ngecur së fundmi në La Ligë me tri barazime të njëpasnjëshme duke zbritur në pozitën e dytë prapa rivalit të qytetit, Atletico Madrid.

Ronaldo ka luajtur në vetëm katër nga shtatë ndeshje të deritashme pas mungesës për shkak të lëndimit të gjurit. Dhe, ai ka realizuar vetëm një gol dhe një asistim.

Andaj, Capello beson se forma jo e mirë fizike e kapitenit të Portugalisë është duke i kushtuar Real Madridit.

“Ai nuk është mirë fizikisht”, deklaroi Capello për “Onda Cero” në lidhje me Ronaldon, përcjell “Lajmi.net”.

“Problemi për Real Madridin tani është Cristiano Ronaldo. Ai nuk është mirë fizikisht dhe është futbollisti më i mirë i ekipit”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.