Capello: Juventus – Real, ja kush do të kualifikohet

Ish trajneri i Juventusit dhe Real Madridit, Fabio Capello ka thënë se Bianconerët me Andrea Pirlon mund të kualifikohen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

01/05/2015 08:54

Fabio Capello, si ish trajner i Juventusit dhe Real Madridit është njeriu adekuat për të analizuar ballafaqimin e skuadrave në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Selektori i Rusisë thotë se Bianconerët me Andrea Pirlon mund të ëndërrojnë kualifikimin në finale.

“Me Pirlon mund të ëndërrohet, do të jetë vendimtare shfrytëzimi i ndeshjes së parë në Torino”, deklaroi Capello për të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”.

“Është një sfidë kolosale. Mbrojtja e Ancelottit është më e mirë se ajo e Bayernit dhe Barcelonës”, u shpreh ai.