Capello ia gjen një super-trajner Italisë

Gjatë një interviste të dhënë së fundi, Capello ka folur për aventurën e tij në Kinë, Kombëtaren e Italisë e futbollin italian në përgjithësi.

Sport

12/11/2017 16:36

Carlo Ancelotti është trajneri i duhur për Kombëtaren e Italisë.

Kështu ka deklaruar Fabio Capello, trajneri i njohur italian që po vazhdon karrierën në Kinë, te skuadra e Jianhsu Suning.

Gjatë një interviste të dhënë së fundi, Capello ka folur për aventurën e tij në Kinë, Kombëtaren e Italisë e futbollin italian në përgjithësi.

Çështja aktuale e ngritur së fundi, është e ardhmja e Venturas te Italia, pas rrezikimit të pjesëmarrjes së Kupës së Botës.

“Unë në vend të Venturas? Jo, atë vend dhurojani Ancelottit. Ai është në moshën e duhur, ka një përvojë të mrekullueshme”, ka deklaruar Capello.

Carlo Ancelotti aktualisht është i papunë, pas largimit nga Bayern Munich, ndërsa në karrierën  tij të gjatë ka drejtuar skuadra si Roma, Milan, Chelsea, PSG e Real Madrid./Lajmi.net/