Capello: Conte po përgatitet për transferim te kjo skuadër

Fabio Capello beson se Antonio Conte do ta marrë drejtimin e Chelseat.

Sport

27/02/2016 23:49

Fabio Capello ka deklaruar se përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, është duke u përgatitur për një transferim te Chelsea.

“Conte është duke u përgatitur për Chelsean. Ai e ka kohën për të arritur dhe për ta përgatitur Chelsean në mënyrën më të mirë”, tha italiani.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme do të jetë ekipi që do ta vendos në fushë. Ai ka nevojë për mbrojtës dhe s’ka shumë të tillë. Komunikimi i tij me lojtarët do të jetë i rëndësishëm gjithashtu. Unë përsonalisht kisha probleme në Rusi pasi gjithmonë duhej të flisja përmes një përkthyesi”, shtoi ish trajneri i shumë skuadrave të njohura evropiane.