Cantona: Mourinho? Ky do të ishte trajneri i duhur për Man Utd

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, ka thënë se Pep Guardiola është trajneri i vetëm që mund t’i ndryshojë gjërat në “Old Trafford.

Sport

24/05/2016 21:08

Francezi Eric Cantona, ka thënë se futbolli të cilin e aplikon Jose Mourinho, nuk do t’u pëlqejë tifozëve të Manchesterit.

Ai mendon se trajneri i duhur për “Djajtë e Kuq” ishte Pep Guardiola, përcjell Lajmi.net nga Marca.

“Më pëlqen Mourinho, por sa i përket tipit të futbollit që aplikon, nuk mendoj që i përshtatet Manchester Unitedit”, deklaroi Cantona.

“Guardiola ishte trajneri me të cilin është dashur të nënshkruante United. Ai është në Manchester por në ekipin e gabuar”, shtoi ish futbollisti i Man Utd.