Cantona: As Messi e as Ronaldo, ky është më i miri në botë

Sulmuesi legjendar Eric Cantona ka thënë se futbollisti më i mirë në botë është mesfushori kreativ i Paris Saint-Germain, Javier Pastore.

Sport

14/04/2015 10:02

Ish sulmuesi i famshëm i Manchester Unitedit, Eric Cantona ka thënë se asnjëri mes Lionel Messi e Cristiano Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në botë.

Këtë epitet ai thotë se e meriton mesfushori kreativ i Paris Saint-Germain, Javier Pastore.

“Për mua, futbollisti më i mirë në botë është Javier Pastore”, deklaroi Cantona në ceremoninë e Laureus Sports Awards.

“Kam ndjekur dy ndeshje të Paris Saint-Germain për ta parë duke luajtur. Ka diçka të veçantë, është në gjendje të bëjë veprime të cilat gjithmonë ju befasojnë, ka lëvizje fantastike”, shtoi ai.

“Është futbollisti më kreativ në botë, dhe unë i adhuroj lojtarët e tillë”, përfundoi ai.