Canon lanson aparatin e ri

Në segmentet e fotografisë profesionale, rezolucioni i kamerave nuk është një faktor dhe aq i rëndësishëm, pasi shumica e modeleve të aparatëve tashmë kanë sensorë me më shumë se 20 megapikselë. Mirëpo, gjiganti i aparatëve fotografikë, Canon, në tentim për t’i mposhtur konkurrentët Nikon apo Sony, ka ofruar sensorë me kthelltësi të plotë, hiç më…

Auto & Tek

26/12/2013 06:30

Në segmentet e fotografisë profesionale, rezolucioni i kamerave nuk është një faktor dhe aq i rëndësishëm, pasi shumica e modeleve të aparatëve tashmë kanë sensorë me më shumë se 20 megapikselë.

Mirëpo, gjiganti i aparatëve fotografikë, Canon, në tentim për t’i mposhtur konkurrentët Nikon apo Sony, ka ofruar sensorë me kthelltësi të plotë, hiç më pak se 36 megapikselë, me kamerën e re që do të quhet EOS A1, i cili do ta ketë një sensor shumë më të lartë se 22 megapikselë, sa kanë aparatët e tij aktualë.

Besohet se ky model i ri do të zbulohet në CES, ku të gjitha kompanitë i prezantojnë produktet e tyre më të reja, në muajin janar. EOS A1 nuk do ta zëvendësojë EOS 5D, pasi është pjesë e një game të re për ata që kanë merak të bëjnë fotografi dhe video me rezolucion maksimal.

Përpos tij, gjithashtu flitet se së bashku me këtë seri të re do të dalin në treg edhe modelet e reja EOS-1 e 7D Mark II, që po ashtu do ta posedojnë një sensor të revolucionit të dukshëm superior nga ata aktualë.