Cannavaro: Ky është ekipi më i vështirë në short

Fabio Cannavaro ka zgjedhur atë që ai beson se është kundërshtari më i keq në shortin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

25/08/2016 14:11

Fabio Cannavaro beson se Atletico Madrid kundërshtari më i keq në shortin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Diego Simeones ka luajtur dy finale në tri edicionet e fundit.

Dhe, Cannavaro beson se ata janë ekip shumë i fortë nga vazoja e dytë.

“Nga vazoja e dytë është më së miri t’i shmangen përballjeve me Atletico Madridin”, deklaroi Cannavaro për mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.

“Atletico Madrid është ekip i zhvilluar shumë në vitet e fundit”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.