Çani e shënon golin e parë për Partizanin

Është Partizani fituesi i super sfidës se javës së 26-të të Kategorisë Superiore duke mundur në “Selman Stermasi” ekipin e Flamurtarit.

Sport

19/03/2018 19:51

Një tre pikesh më shumë vlera për ekipin e drejtuar nga trajneri, Klevis Dalipi, të cilët triumfuan përballë një kundërshtari direkt për Kupat e Europës duke e lënë pas në renditje.

Një 90 minutësh i dominuar totalisht nga ana e 15 herë kampioneve të vendit të cilët përveçse fitores dhuruan dhe një futboll mjaft të bukur, shkruan Tema.

Heroi i të kuqve në këtë takim ishte sulmuesi, Edgar Çani, i cili pas një periudhe të gjatë dëmtimi u rikthye në mënyrë spektakolare duke i dhuruar fitoren skuadrës se Partizanit.

Një gol mjaft i bukur nga sulmuesi i kuq në minutën e 53-të të takimit duke fituar duelet me mbrojtësit vlonjat dhe me kokë e dërgon topin ne fund të rrjetës duke ngritur ne peshe tifozerinë e Partizanit.

Me këtë sukses Partizani renditet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit me 39 pikë të grumbulluara, ndërsa Flamurtari pozicionohet në vendin e gjashtë më 39 pikë.

Me poshtë rezultatet e javës se 26-të dhe goli i shënuar nga Edgar Çani.

Skënderbeu 2-1 Luftëtari

Partizani 1-0 Flamurtari

Kukësi 2-0 Vllaznia

Lushnja 2-3 Teuta

Laçi 2-0 Kamza

Goli i shënuar nga Çani

YouTube player