Candreva gëzon tifozët e Interit

Antonio Candreva nuk do të largohet nga Interi.

Sport

02/03/2018 17:55

Anësori italian që në ndeshjet e fundit nuk po kalon në një formë të mirë, ka qenë pjesë e spekulimeve për një largim të mundshëm nga Interi, për t’u rikthyer te ish skuadra e tij, Lazio.

Këto spekulime i ka hedhur poshtë agjenti i lojtarit, Federico Pastorello, duke thënë se lojtari do të mbetet në Inter.

“Do të qëndrojë 100 për qind”, ka deklaruar Pastorello.

“Kurrë nuk ka ekzistuar një mundësi që ai të kthehet te Lazio”./Lajmi.net/