Cancelo ‘tradhton’ keq Interin, a do të jetë ky klubi i ri?

Joao Cancelo mund të mbetet ende në Serie A.

Sport

07/06/2018 07:24

Joao Cancelo është një prej emrave më të përfolur gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mbrojtësi i Valencias përfundoi sezonin e huazuar tek Inter por klubi milanez nuk ka fonde për blerjen e tij.

Andaj, Cancelo ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme evropiane.

Gianluca di Marzio nga ‘Sky Sport Italia” raporton se Cancelos nuk i pëlqen mundësia e transferimit te Wolverhampton në Premierligë, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, në garë ka hyrë Juventus që shpreson ta bind Valencian ta mbajë mbrojtësin përsëri në Serie A. /Lajmi.net/