Çanak tregon se në favor të cilit shtet shkon vrasja e Ivanoviqit

Presidenti i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak vlerëson se vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe destabilizimi i Ballkanit në përgjithësi është në favor të Rusisë.

Lajme

19/01/2018 14:09

“Çdo gjë që ndodhi është në favor të regjimit aktual në Rusi. Nuk dua të largohem nga fakti që sundimi i vjetër që kur kemi të bëjmë me një vrasje të urdhëruar është zakonisht vrasësi që së pari bën ngushëllime tha ai për TV Pink.

Oliver Ivanoviq u vra të martën para selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës. Sipas autopsisë, ai u qëllua me gjashtë plumba. Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit dhe ai u varros dje në Beograd.