Cana zbulon se çfarë iu tha lojtarëve pas ndeshjes me Rumaninë

Në një intervistë për emisioni “Opinion” ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka rrëfyer për eksperiencën e tij në fushën e blertë për gjithë këto vite.

Sport

12/10/2017 21:22

Gjatë intervistës Cana ka rrëfyer edhe momentin e vështirë kur De Biasi i kërkoi atij të qëndroj në stol fillimisht në ndeshjen ndaj Rumanisë gjë për të cilën Cana tha se nuk ishte ndjerë aspak keq. Po ashtu Cana rrëfeu edhe momentet kur i ka kërkuar ekipit që të punoj fortë që Cana të luaj edhe një ndeshje, pra pas ndeshjes me Rumanine, pasi ai e kishte vendosur ndeshjen e fundit me Armeninë, e më pas do të largohej nga fusha përgjithmonë si futbollistë.

Pjese nga intervista

Fevziu: Një nga momentet që unë kam pasur një bisedë private më De Basin, një nga trajnerët që la gjurmë në kombëtaren shqiptare ishte kur ai më tha. Lorik Cana u tregua një kapiten shumë i madh. Sidomos para ndeshjes me Rumanin, kur unë u detyrova ti them që për arsye të situatës do të qëndroi në stol dhe do ta ndiqte ndeshjen nga stoli edhe pse ai e dinte që ishte ndeshja e fundit me kombëtaren. Ai më tha që i kishe thënë se nëse do të ishe në vendin e tij do të veproje njësoj si ai. Është e vërtetë?

Cana: Po është e vërtetë.

Fevziu: U ndjeve keq?

Cana: Jo nuk u ndjeva. Vjen një kohë, që unë e kisha një lloj pozicioni, një lloj identiteti dhe një detyre brenda ekipit kombëtar veç lojtarit.

Fevziu: Këtë e thoshte dhe De Biasi, që luante rolin e një lideri brenda ekipit për ta mbajtur të konsoliduar.

Cana: Nëse detyra është që ti nuk duhet të jesh aktiv brenda fushës për ta filluar ndeshjen, është detyrë e personit për t’u tërhequr, është detyra jote që të bësh që ekipi të ecë.

Fevziu: Ju e nisët nga stoli, por në momentet e fundit kur hytë, në fushë, i gjithë stadiumi përfshirë, shqiptarë dhe francezë që ishin në stadiumin e Lionit u ngritën në këmbë t’ju përshëndesnin. Si u ndjeve në këto momente?

Cana: Fantastike. Në mënyrë të jashtëzakonshme. Pata shumë emocione para ndeshjes dhe i përshëndeta. Në Lion ishin gati 30 mijë shqiptarë dhe e dija që do ishte hera e fundit që do të luaja dhe që do të kem njerëz në fushë, ishte pak e vështirë për ta përballuar me emocionet dhe kur jam futur në fushë jam futur me një dëshirë të jashtëzakonshme, dhe doja ta fitonim atë ndeshje, sepse kishim vërtetë shpresa për tu kualifikuar. Dhe kur fituam kisha shumë besim që ne do të kualifikoheshim. Atë i kërkova ekipit një ditë më parë, pas stërvitjes ju thashë; djema luani që të mos të jetë ndeshja ime e fundit dhe faktikisht kemi bërë maksimumin që të mos jetë ndeshja e fundit.

Fevziu: Cili ka qenë momenti që je ndjerë krenar dhe i lumtur në këto 15 vite me ekipin kombëtar?

Cana: Pas ndeshjes me Armeninë.