Cana: Vokrri ka qenë zëri i një kombi, humbje e madhe për të gjithë ne!

Lorik Cana ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e hershme të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Sport

09/06/2018 17:56

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, shkrimin e nis me kujtimet që ka nga babai për Fadil Vokrrin.

“Jam rritur duke me treguar babi Se si keni qenë zëri e nji kombi, me tregojke qe Fadili ishte i pakapshëm për të tjerët ,legjendë, dhe golëshenuës fanatstik!!! Humbje e madhe për të gjithë ne ? Ngushllime familjës Vokrri, miqëve, bashkpuntorëve, lojtarëve te gjeneratës së artë , Federatës Futbollit Kosovës ..”, ka shkruar Cana në Instagram./Lajmi.net/