Cana: U transferova te Nantes për t’a ndihmuar klubin

Lorik Cana e ka treguar arsyen e transferimit te francezët e Nantes.

Sport

19/09/2015 17:37

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, ka thënë për gazetën ‘but’ se do ta ndihmojë klubin francez t’i tejkalojë edhe vështirësitë e vogla me përvojën e tij, transmeton Albeu.

“Kam biseduar pak me drejtuesit, por edhe me trajnerin, i cili më tregoi pikat e forta dhe të dobëta të ekipit. Unë kam ndjekur edhe ndeshjet e para të Nantës dhe më duket një ekip i konsoliduar, me ide të qarta, por edhe vështirësitë e vogla që janë do të kalojnë”, ka thënë Cana.

Unë do të përpiqem të jap nga përvoja ime, por kjo nuk arrihet brenda 1 dite”.