Cana tregon pse gabuan në mbrojtje

Lorik Cana i ka treguar arsyet e pësimit të dy golave të lehtë nga Austria.

Sport

27/03/2016 21:06

Austria e mposhti Shqipërinë 2:1, ndërsa të dy golat e pranuar nga kuqezinjë erdhën pas gabimeve të mbrojtjes.

Kapiteni i ‘shqiponjave’, Lorik Cana, tha se difektet që u vunë re në mbrojtje erdhën edhe për shkak se lojtarët kanë disa muaj që nuk luajnë me njëri-tjetrin.

”Ata e nisën ndeshjen me një ritëm shumë të lartë dhe nuk arritëm tu përgjigjeshim ashtu siç duhet për shumë arsye besoj. Fakti që kishim disa muaj pa luajtur me njëri-tjetrin ndikoi sepse nuk arritëm të jepnim përgjigjet e duhura në fushë.

Në minutat e para ne treguam një nivel shumë të dobët dhe Austria kishte bënte cdo gjë që dëshironte në fushë, pasi ne ishim të pozicionuar keq dhe u lejuam shumë hapësira. Fatëkeqësisht pësuam dy gola që kombëtarja jonë në atë mënyrë nuk i pëson.

Gjithsesi në pjesën e dytë zbriti në fushë një Shqipëri tjetër, e cila ishte më agresive dhe e rrezikoi më shumë kundërshtarin. Ishte një përgjigje shumë e mirë nga ana e djemëve. Nga kjo ndeshje kemi mësuar shumë gjëra që besoj se do të na ndihmojnë për sfidat e kampionatit europian”,  u shpreh mbrojtësi i Nantes për Supersport.al