Cana: Te goli bëra reagim instiktiv

Lorik Cana është heroi më i ri i Lazios. Futbollisti kosovar ia dhuroi një fitore të rëndësishme dhe tri pikë të mëdha ekipit të tij, në udhëtimin e vështirë në Firenze, ku e priti Fiorentina. Përfaqësuesi shqiptar e realizoi një gol spektakolar në stilin ‘gërshërë’ dhe u bë njeriu i ndeshjes, kur askush s’e priste.…

Sport

03/03/2014 08:30

Lorik Cana është heroi më i ri i Lazios. Futbollisti kosovar ia dhuroi një fitore të rëndësishme dhe tri pikë të mëdha ekipit të tij, në udhëtimin e vështirë në Firenze, ku e priti Fiorentina.

Përfaqësuesi shqiptar e realizoi një gol spektakolar në stilin ‘gërshërë’ dhe u bë njeriu i ndeshjes, kur askush s’e priste.

“Në rastin e golit kam reaguar me një instikt të pastër. Në ato situata nuk mund të mendosh shumë”, ka thënë 30 vjeçari pas ndeshjes.

Ai megjithatë iu gëzua më shumë fitores së arritur, e vila e ngrit ekipin Bianconeri në pozitën e tetë në tabelë me 38 pikë të grumbulluara.

“Kjo fitore na mundëson të shkojmë përpara në rrugëtimin tonë në kampionat. E kishim përballë një skuadër të fortë, por ishim të koncentruar si duhet gjatë tërë ndeshjes”, vazhdoi futbollisti gjakovar.

Derisa Cana luajti titullar në Artemio Franchi, portieri kosovar, Etrit Berisha, përfundoi edhe në këtë lojë në bankinë, pasi trajneri Edy Reja e preferoi më shumë portierin Federico Marchetti.