Cana, sportisti më i paguar shqiptar

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana është sportisti më i paguar shqiptar me 2.182.000 milionë dollarë.

Sport

07/04/2015 15:06

Lorik Cana është sportisti më i paguar shqiptar.

Në bazë të një liste të nxjerrë së fundmi për sportistët më të paguar në botë, del se përfaqësuesi shqiptar është më i paguari nga bashkëvendësit e tij, me 2,182,000 milionë dollarë.

Nëse e bëjmë një llogari me shtetet e rajonit, futbollisti i Lazios është më pak i paguari, shkruan “Zëri”.

Futbollisti boshnjak, Edin Dzeko është më i paguari në Ballkan, me 12,618,000 milionë euro tek Manchester City.

Basketbollisti slloven, Goran Dragic, që luan tek Miami, është i dyti me 7,500,000 milionë dollarë, ndërsa futbollisti kroat, Luka Modriç, është i treti me 6 milionë dollarë, të cilat i merr tek Real Madridi.

Basketbollisti malazez, Nikola Pekovic, që luan në Minnesota, paguhet 4,915,000 dollarë, kurse malazezi Goran Pandev, që luan në Galatasaray, merr 2,400,000 milionë dollarë.