Cana shprehet i zhgënjyer

Kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana është shprehur i zhgënjyer me golin e pranuar në fundin e takimit, duke shtuar se barazimi ishte rezultat mjaft i drejtë.

Sport

12/10/2014 00:16

Lorik Cana ka thënë se barazimi ishte rezultat i drejtë i këtij takimi edhe pse u shpreh i zhgënjyer për golin e pranuar në fund.

“Loja u zhvilluar në nivelin që e kemi pritur ne. Kemi punuar për të mos i dhënë shumë hapësira kundërshtarit”.

“Pjesa e dytë ishte me ritëm të njëjtë nga ana jonë, edhe pse në fund u lodhëm pasi vrapuam shumë gjatë tërë takimit”.

“Skuadra kundërshtarët nuk ishte fare e rrezikshme dhe shënoi në një mënyrë interesante. Jemi të zhgënjyer për golin e pranuar edhe pse barazimi ishte rezultat i drejtë”, tha Lorik Cana pas fundit të takimit.