Cana, nga sulmuesi në mbrojtës

Lorik Cana depërtoi në nivelin më të lartë të futbollit evropian si mesfushor. Por, me kalimin e kohës kapiteni aktual i Kombëtares shqiptare është shndërruar në qendërmbrojtës te skuadra italiane Lazio. Mirëpo, për ta bërë edhe më interesant tregimin e tij dhe transformimin nga mesfushori në mbrojtës, Cana, hapat e parë në futboll i bëri…

Sport

22/10/2013 11:36

Lorik Cana depërtoi në nivelin më të lartë të futbollit evropian si mesfushor. Por, me kalimin e kohës kapiteni aktual i Kombëtares shqiptare është shndërruar në qendërmbrojtës te skuadra italiane Lazio.

Mirëpo, për ta bërë edhe më interesant tregimin e tij dhe transformimin nga mesfushori në mbrojtës, Cana, hapat e parë në futboll i bëri në një rol krejt tjetër. “Kam lindur si qendërsulmues, si fëmijë shënoja shumë gola”, deklaroi Cana gjatë një interviste për magazinën Lazio Style.

“Më pas, derisa ishte duke u rritur luaja prapa sulmuesve, në mesfushë, dhe para mbrojtjes. Në Paris Saint-Germain e kam vazhduar këtë rrugë, dhe e kam perfeksionuar rolin e mesfushorit para mbrojtjes. Tani në Lazio luaj në qendër”, theksoi Cana.

Pavarësisht transformimit nga një repart në tjetrin ai është duke i kryer mjaft mirë detyrat e tij dhe është shndërruar në titullar te skuadra italiane.