Cana, në mesfushë për sfidën kundër Lyonit

Mungesat e shumta të skuadrës së Nantës kanë bërë që trajneri të mendojë për të spostuar Lorik Canën në mesfushë.

Sport

01/12/2015 16:18

Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze pranë ekipit të Nantës që shkruajnë se Loriku është parë të stërvitet përpara mbrojtjes sepse skuadra ka emergjencë në këtë repart, shkruan Panorama Sport.

Nuk është hera e parë që Cana do të luajë si mesfushor sepse ai e ka nisur karrierën pikërisht aty, me Marseille shkëlqeu duke tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të mëdha në Europë.

Cana gjithashtu edhe në kohën kur aktivizohej te Galatasaray ka luajtur disa herë në mesfushë dhe ka gjetur golin. Ky mund të jetë një ogur i mirë për kapitenin e Kombëtares shqiptare, që mund të shënojë golin e parë me fanellën e Nantës. Këta të fundit do të luajnë ditën e sotme kundër Lionit duke tentuar rikthimin te fitorja.