Cana na flet nga Beogradi

Kapiteni i Kombëtares sonë, Lorik Cana ka thënë disa fjalë, para ndeshjes së madhe e cila zhvillohet sot kundër Serbisë.

Sport

14/10/2014 18:22

Vetëm pak orë para sfidës Serbi-Shqipëri, Lorik Cana ka thënë disa fjalë për këtë takim, i cili pritet të jetë tensionues dhe mjaft interesant.

“Synimi jonë kryesor në këtë takim, është që të arrijmë një rezultat pozitiv, që është fitorja apo barazimi”.

“Ne kemi një grup të lojtarëve shumë të mirë dhe më të ekuilibruar se të tjerët. Kohëve të fundit kemi treguar një rritje të madhe dhe ecuri shumë pozitive”.

“Në dy ndeshje të luajtura, kemi arritur të fitojmë katër pikë. Këto ndeshje janë luajtur ndaj dy skuadrat kryesore të grupit tonë. Në ndeshjen e sotme, presim të marrim një rezultat sa më të mirë”, tha Lorik Cana për Top Albania Radio.

Krejtësisht në fund, Cana ka thënë se nuk është i fokusuar në aspektin politik të këtij takimi, pasi është duke shikuar vetëm për një rezultat pozitiv në fushën e lojës.