Cana, mesazh emocionues për Mavrajn

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dërguar një mesazh emocionues të ngushëllimit qendërmbrojtësit Mërgim Mavraj pas vdekjes së babait.

Sport

04/04/2015 10:23

Të gjithë janë me Mërgim Mavrajn. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare është duke u ngushëlluar nga shumë figura të njohura të sportit por edhe të sferave tjera të jetës.

Në ngushëllim nuk kanë munguar futbollistët e Kombëtares Lorik Cana, Taulant Xhaka, Ansi Agolli etj, por mbi të gjithë spikat kapiteni kuqezi me fjalët.

“Zoti e Mëshiroftë babain tënd vëlla, vdekja në ditën e xhuma shum e pëlqyer në Islam. Allahu ju ruajt gjith familjen tuaj. Amin”, i shkroi Cana.