Cana mesazh bashkëlojtarëve për ndeshjen me Serbinë

Kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana ka kërkuar nga bashkëlojtarët të kenë kujdes për ndeshjet e ardhshme kundër Danimarkës, Armenisë dhe Serbisë.

Sport

08/09/2014 21:20

Pavarësisht se Serbia është rivali ynë shumë i madh, Lorik Cana ka pranuar se ajo është një skuadër e fortë nga e cila duhet të kenë kujdes të madh.

Kapiteni ynë ka dhënë një intervistë për UEFA.com, ku ka biseduar për ndeshjet e ardhshme që i zhvillon Shqipëria.

“Fitorja ndaj Portugalisë ishte një fillim i mrekullueshëm për ne”.

“Sidoqoftë, grupi është shumë i vështirë dhe duhet të kemi kujdes. Danimarka, Armenia dhe Serbia janë skuadra shumë të forta. Duhet të kemi kujdes dhe të luftojmë deri në fund”, përfundoi kapiteni.