Cana me shokë, kontestohen nga tifozët

Lazio është në krizë. Skuadra nga kryeqyteti italian nuk është duke kaluar një periudhë të mirë në Serie A dhe pas 14 xhirosh gjendet poshtë në pozitën e nëntë me vetëm 17 pikë, 20 më pak se lideri Juventus. Lazio pësoi të hënën mbrëma në Olimpico duke u mposhtur nga Napoli me rezultat 4:2. Dhe,…

Sport

03/12/2013 13:31

Lazio është në krizë. Skuadra nga kryeqyteti italian nuk është duke kaluar një periudhë të mirë në Serie A dhe pas 14 xhirosh gjendet poshtë në pozitën e nëntë me vetëm 17 pikë, 20 më pak se lideri Juventus.

Lazio pësoi të hënën mbrëma në Olimpico duke u mposhtur nga Napoli me rezultat 4:2.

Dhe, pas përfundimit të takimit – një tjetër rezultat i dobët për ekipin e dy futbollistëve shqiptarë, Lorik Cana dhe Etrit Berisha – tifozët e skuadrës vendase, sektori Curva Nord ku qëndrojnë përkrahësit e flaktë të ekipit, kanë ftuar futbollistët t’u afrohen në mënyrë që t’i dëgjojnë brengat e këshillat e tyre.

Derisa të tjerët qëndruan të dëshpëruar duke i dëgjuar koret ofenduese të tifozëve, i pari që pati guximin t’u afrohet atyre dhe të bisedojë me ta ishte Cana, i cili pasi e bëri këtë i ngushëlloi bashkëlojtarët e tij, duke i përcjell në rrugë drejt zhveshtores.

Nuk është e rastësishme që qendërmbrojtësi është kapiten i Shqipërisë.