Cana kthehet i lënduar te Lazio (Video)

Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana është kthyer i lënduar në Itali pasi ishte protagonist në ndeshjen e Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifimet e Euro 2016, e ndërprerë për shkak të kaosit që shpërtheu në fushë, pas hyrjes së një flamuri që paraqiti Shqipërinë e madhe

Sport

15/10/2014 23:50

Pas ardhjes në Formello (qendra sportive e Lazios), Cana ka takuar disa bashkëkombës të tij me të cilët ka ndarë pak kohë duke biseduar.

Cana dukej i dëshpëruar me ngjarjet që ndodhën në sfidën me Serbisë dhe Shqipërisë, derisa në pulpën e këmbës së tij të djathtë mbante një fashë, që me siguri ishte për shkak të përplasjes me disa tifozë serbë në Beograd, transmeton lajmi.net

Kapiteni i Shqipërisë tashmë do të fillojë përgatitjet me skuadrën e tij, për ndeshjen e ardhshme të Serie A. Më 23 tetor ai do të pret vendimin zyrtar të UEFA-së për takimin e ndërprerë, Serbi-Shqipëri.

Video