Cana: Jam në kontakte me Marseillen

Lorik Cana mund të rikthehet sërish te Marseille.

Sport

28/04/2017 19:51

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, i ftuar në emisionin ‘Pasdite’ në Top Channel, ka pranuar se mund të rikthehet te Marseille, në një post drejtues.

Ai ka shtuar se tani ka mbetur për të parë se sa serioz është ai projekt, për të menduar pastaj nëse do ta pranojë.

Në rast dështimi për të arritur një marrëveshje të tillë, Cana ka thënë se do të vazhdojë të ndjekë kurset për t’u bërë trajner.

Kujtojmë se Lorik Cana në karrierën e tij, ka qenë lojtar i Marseille për pesë vite, ku ka regjistruar 122 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy