Cana: Ja pse u transferova në Nantes

Lorik Cana ka bërë të ditur arsyet e transferimit të tij në Nantes.

Sport

01/09/2015 10:02

Lorik Cana ka zbuluar se ky ka qenë një rikthim i parakohshëm në Francës, pasi ka pasur plane të transferohet te një skuadër tjetër, por që marrëveshja kishte dështuar në fund.

“Jam i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Është folur dhe për skuadra të tjera, por në fund zgjodha Nantesin sepse dhe drejtuesit e këtij ekipi e dëshironin shumë një marrëveshje të tille. Jam i kënaqur që do të rikthehem në France”, ka deklaruar Loriku për Super Sport News.

Transferimi i Canës te Nantes përflitej prej ditësh, por pengesat e krijuara nga klubi i Lacios, bënë që marrëveshja të mbyllej vetëm në ditën e fundit të tregut të shit-blerjeve të lojtarëve.

“Në fakt, zgjedhja e Nantes u kushtëzua disi dhe nga pengesat e krijuara nga klubi i Lacios. Për fat gjithçka u mbyll para grumbullimit të Kombëtares dhe tashmë mund të stërvitem qetësisht me përfaqësuesen për të përgatitur sa më mirë këto sfida.”, ka theksuar ish anëtari i Marseilles dhe PSG-s.