Cana ia thyen hundën Marchettit

Mbrojtësi Lorik Cana pa dashje e ka qëlluar me bërryl portierin e parë Federico Marchetti, i cili ka pësuar frakturë në hundë. Si pasojë, titullar do të jetë Etrit Berisha.

Sport

09/04/2015 15:17

Pas festës së kualifikimit për në finalen e Kupës së Italisë, Lazio është rikthyer në punë në përgatitje për duelin e radhës kundër Empolit, në kuadër të Serie A.

Por, në ndeshjen stërvitore brenda grupit, Lorik Cana ka goditur me bërryl portierin Federico Marchetti, i cili menjëherë ka braktisur stërvitjen.

Pas goditjes së marrë hunda e Marchettit ëhstë thyer dhe kjo është mungesë e sigurt të paktën në ndeshjen e ardhshme, shkruan ‘Lazionews24’.

Andaj, Etrit Berisha do të konfirmohet titullar në portë, pas ndeshjes së kupës kundër Napolit.