Cana i kundërpërgjigjet Platinisë

Kapiteni i Kombëtares Shqiptar, Lorik Cana iështë kundërpërgjigjur Michel Platinisë, duke i thënë se tifozët serbë kanë mundur di godisnin ata me thikë.

Sport

20/10/2014 15:58

Platini disa ditë më parë ka thënë se në vend të flamurit mund të ishte bomba, ndërsa Cana i është kundëërpërgjigjur atij, duke i thënë se tifozët serbë në vend të gjësendeve të forta, mund të kishin me vete dhe thika.

“Ne kemi shpëtuar për mrekulli me vetëm pesë apo gjashtë goditje në fytyrë dhe në qafë”.

“Çfarë do të kishte ndodhur nëse në vend të një karrikeje do të ishte një thikë? Jetët tona ishin në rrezik të madh”, tha Cana për të përditshmen franceze, L’Equipe.

Platini disa herë me deklaratat e tij ka ripërsëritur se për shkak të incidenteve të krijuara në Beograd, do të dënohen dy skuadrat, Serbia dhe Shqipëria.