Cana i jep fund beqarisë

Lorik Cana do t’i japë shumë shpejtë fund beqarisë. Futbollisti kosovar do ta kurorëzojë me martesë, lidhjen e tij me bukuroshen italiane, Monika.

Sport

01/06/2014 15:44

Lorik Cana po hyn dhëndër. Futbollisti kosovar ka vendosur t’i japë përfundimisht fund beqarisë, duke e kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me bukuroshen italiane, Monika.

Futbollisti gjakovar i ka marrë leje përzgjedhësit të Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi për ta liruar në ndeshjen me San Marinon, pasi do të martohet gjatë qershorit, përcjell Asport.

“Pas ndeshjes ndaj Hungarisë do të marr leje për t’u martuar. Trajneri De Biasi më ka dhënë leje të martohem”, u shpreh duke qeshur Cana.

 “E kam gjetur personin e duhur për t’u martuar dhe besoj se do të jetë një mbështetje e mirë për mua”, ka përfunduar Cana.