Cana i jep fund beqarisë, hyn dhëndër

Lorik Cana i ka dhënë fund beqarisë sonte, duke u martuar me të dashurën e tij, bukuroshen italiane, Monica. 

Sport

27/06/2014 22:06

Lorik Cana nuk është më beqar. Futbollisti kosovar ka hyrë dhëndër sonte, duke u martuar me bukuroshen italiane, Monica, me të cilën është në lidhje qe një kohë të gjatë, prej se ishte transferuar në Lazio.

Dasma e yllit të Kombëtares shqiptare është duke u mbajtur në këto momente në hotelin Emerald, ndërsa thuhet se ai ka ftuar rreth 500 mysafirë.

Sigurisht, ky është një lajm i keq për femrat shqiptare, të cilat e kanë Canën të preferuarin e tyre.

E Lorikut i urojmë një jetë të gjatë bashkëshortore, pasi deri tash njihej për një futbollist aventurist.