Cana ftesë tifozëve: Kuqezinjtë kanë nevojë për mbështetjen tuaj

Vetëm 7 ditë më vonë, Kombëtarja shqiptare do të debutojë në Ligën e Kombeve, teksa do të presë Izraelin në “Elbasan Arena”, në një sfidë, që ashtu si i gjithë kompeticioni, janë ekskluzivitet i Supersport, Digitalb.

Sport

31/08/2018 17:38

Gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe një mesazh i ish kapitenit dhe legjendës së futbollit shqiptar, Lorik Cana, i cili fton të gjithë shqiptarët të mbështesin djemtë e Panuccit.

Cana evidenton momentin delikat në ambientin kuqezi, ku trajneri Panucci po përpiqet të ndërtojë një grup të ri, që do të përfaqësojë Shqipërinë në vitet e ardhshme në të gjitha kompeticionet.

Pikërisht për shkak të këtij momenti, por edhe për faktin se është fillimi i edicionit, Cana u bën thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër, në mbështetje të djemve kuqezi.

YouTube player