Cana flet për festën e lamtumirës së organizuar nga Marseille

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Zona Gol” në SuperSport, Lorik Cana, foli për emocionet e lamtumirës së futbollit në një ndeshje të vecantë, sic ishte ajo mes Marseilles dhe PSG, pasi ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka luajtur për të dyja skuadrat e mëdha franceze.

Sport

23/10/2017 18:56

“Unë kam luajtur për të dyja këto skuadra dhe ruaj kujtime shumë të mira. Kam qenë fillimish pjesë e PSG, ku fitova Kupën e Francës dhe iu afrova shumë edhe titullit kampion. Edhe te Marseilla kam qenë shumë pranë fitimit të kampionatit.”

I tërhequr nga futbolli i luajtur, dëshira e Canës është të ketë një rol drejtuesi te ndonjë skuadër e rëndësishme, pse jo edhe të Marseille.

Do të ishte dicka e bukur, pse jo. Po të më jepet mundësia, do ta bëj më kënaqësi. Shembulli më i mirë për ne është Igli Tare, si drejtor sportive i Lazios. Është një lloj “busulle” për të gjithë futbollistët e Kombëtares Shqiptare, që dëshirojnë të punojnë në pozicione drejtuese.”

Por, a do të ndjekë Bojkeni, djali i Lorikut, gjurmët e babait?

Më shumë se me këmbë i pëlqen ta kapë topin më duar. Dëshira ime është të bëhet një tenist profesionist dhe të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.”