Cana e Lenjani, vjen konfirmimi

Lorik Cana dhe Ermir Lenjani duhet të nisin të kërkojnë për një ekip të ri pasi te Nantes nuk janë më të “mirëpritur”.

Sport

08/04/2016 17:34

Mediat franceze flasin për një “revolucion” te “kanarinat” gjatë merkatos të verës.

Largimi i trajnerit aktual të skuadrës në fjalë do të pasohet me “lamtumira” të shumta mes lojtarëve.

Portali “Le 10 Sport” bën me dije se trajneri azer i Nantes, Michel Der Zakarian, do të largohet në fund të sezonit, përcjellë “A-sport”.

Shoqëria franceze është e bindur në vendimin e saj dhe pas largimit të 53-vjeçarit do të bëjë spastrime edhe mes lojtarëve, ku të rrezikuar janë Cana dhe Lenjani.