Cana e Berisha, dorë për dore me Bastan e Djordjevicin (Foto)

Lazio ka publikuar një fotografi të përbashkët të Lorik Canës, Etrit Berishës e Thomas Strakoshës me Filip Djordjevicin e Dusan Bastan, me mesazhin: “Së bashku”.

Sport

17/10/2014 16:53

Lazio është munduar t’i zbusë tensionet mes futbollistëve shqiptarë dhe atyre serbë.

Në fakt, në skuadrën romake luajnë tre shqiptarë, Lorik Cana, Etrit Berisha e Thomas Strakosha si dhe dy serbë, Dusan Basta e Filip Djordjevic.

Dhe, të pesë prej tyre, janë paraqitur duke i bashkuar duart mes vete në një fotografi të publikuar në faqen zyrtare të Lazios në rrjetin social Facebook me mesazhin: “Së bashku”.