Cana dhe Shaqiri me trajnerë të rinj

Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana dhe yll i Zvicrës, Xherdan Shaqiri do të kenë punë me trajnerë të rinj. I pari në efekt të menjëhershëm kurse i dyti pas përfundimit të Kampionatit botëror 2014. Lazio ka njoftuar se Vladimir Petkovic është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës romake, pas rezultateve të dobëta të ekipit…

Sport

23/12/2013 17:15

Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana dhe yll i Zvicrës, Xherdan Shaqiri do të kenë punë me trajnerë të rinj. I pari në efekt të menjëhershëm kurse i dyti pas përfundimit të Kampionatit botëror 2014.

Lazio ka njoftuar se Vladimir Petkovic është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës romake, pas rezultateve të dobëta të ekipit deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A.

Kurse, menjëherë pas publikimit të lajmit për largimit të tij nga Lazio, Federata e Futbollit të Zvicrës, njoftoi se pikërisht Petkovic do të jetë pasardhës i Ottmar Hitzfeldit në postin e selektorit pas përfundimit të Kampionatit botëror 2014.

Kurse, Cana, Etrit Berisha, dhe futbollistët e tjerë të Lazios nga tani e tutje do të kenë punë me Edy Rejan, i cili rikthehet në drejtim të ekipit pas periudhës 2010-2012 sa ishte i angazhuar në ‘Olimpico’.