Cana beson në Marseillen

Sonte do të zhvillohet derbi francez ndërmjet Olympique Marseilles dhe Paris Saint Germainit. Për Lorik Canën, kjo ndeshje do të jetë e veçantë, pasi futbollisti kosovar ka qenë pjesë e të dyja skuadrave, në të kaluarën. Ai beson se Marseille mund t’i shkaktojë kokëçarje liderit, në ndeshjen e cila do të fillojë në ora 21:00.…

Sport

02/03/2014 11:52

Sonte do të zhvillohet derbi francez ndërmjet Olympique Marseilles dhe Paris Saint Germainit.

Për Lorik Canën, kjo ndeshje do të jetë e veçantë, pasi futbollisti kosovar ka qenë pjesë e të dyja skuadrave, në të kaluarën.

Ai beson se Marseille mund t’i shkaktojë kokëçarje liderit, në ndeshjen e cila do të fillojë në ora 21:00.

“Mendoj se Marseille e ka një mundësi. PSG tash ka më shumë eksperiencë, është një vit e gjysmë që ata luajnë së bashku dhe e kanë një trajner që e njeh perfekt Ligue 1 dhe e di se si ta përgatisë ekipin. Ai e ka respektin e të gjithë lojtarëve”, deklaroi fillimisht mesfushori i Lazios për mediat franceze.

“Mirëpo, Marseille është më mirë e organizuar dhe nuk do ta kalojë tërë ndeshjen duke u mbrojtur. Ata mund ta ‘lëndojnë’ PSG’në. Barazimi nuk do të ishte befasues për mua”, ka përfunduar përfaqësuesi shqiptar, i cili ndër të tjera ka luajtur edhe me Sunderlandin dhe Galatasarayn.