Cana: Berisha ishte super

Lorik Cana e ka lëvdëruar portierin Etrit Berisha, për të cilin thotë se ishte super dhe se e shpëtoi Shqipërinë pa pësuar debakël nga Rumania, në humbjen 0:1, të pësuar të shtunën.

Sport

01/06/2014 12:19

Lorik Cana ka vetëm fjalë të mira për Etrit Berishën. Kapiteni i Kombëtares shqiptare e pranoi se portieri i Lazios ishte super në portë edhe për faktin se Rumania është një skuadër e madhe, ndërsa vlerësoi dhe paraqitjen e emrave të rinj, transmeton Asport.

“Berisha bëri dy-tre pritje vendimtare dhe realisht nuk kishim një kundërshtar të lehtë. Kishim shumë mungesa, por përpos kësaj, mendoj se zhvilluam një lojë të mirë”, deklaroi qendërmbrojtësi i Lazios.

“Cikalleshi gjithashtu bëri një provë pozitive dhe ky ishte konfirmimi se një futbollist që bën mirë në kampionatin shqiptar mund të bëjë mirë dhe në Kombëtare”, përfundoi Cana.

Takimin e ardhshëm Shqipëria do ta luajë në Budapest me Hungarinë.