Can pas fitores ndaj Chievo: Mund të përmirësohemi më shumë

Juventus ka shënuar fitore të lehtë me rezultatin 3:0 në ndeshjen e xhiros së 20-të në Serie A, kundër Chievo Verona-s.

Sport

21/01/2019 23:40

Në këtë fitore të rëndësishme për Juventus, në listën e realizatorëve u regjistrua edhe mesfushori Emre Can.

Goli i lojtarit me prejardhje turke ishte i pari i tij në fanellën e Juventus, gjë që i jep rëndësi të madhe.

Pas ndeshjes lojtari është shprehur i lumtur me triumfin dhe golin. Ai ka thënë se Juventus mund të përmirësohen edhe më shumë.

“Gjëja më e rëndësishme është se fituam ndeshjen. Shënuam tri gola, krijuam shanse për më shumë, por fituam dhe jam i lumtur” ka thënë Can për “Sky Sport Italia”, transmeton lajmi.net.

“Ne donim të luanim, kështu që e shëtitëm topin deri sa shënuam. Duam të luajmë këtë lloj futbolli dhe ishte mirë sonte” ka thënë tutje Can.

“Mund të përmirësohemi në disa situata, kur bëjmë presing, por po punojmë me këtë në stërvitje. Sigurisht se mund të përmirësohemi” ishin fjalët e reprezentuesit gjerman.

Juventus tashmë shkëputet me 9 pikë në vendin e parë, duke lënë prapa skuadrën e Napolit. /Lajmi.net/