Can në Liverpool

Liverpool ka aktivizuar dëmshpërblimin e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Emre Can. Reds do të paguajnë 9.75 milionë funte për transferimin e tij në Anfield.

Sport

04/06/2014 16:09

Liverpool do të transferojë mesfushorin Emre Can nga Bayer Leverkusen pas aktivizimit të dëmshpërblimit prej 9.75 milionë funtesh në kontratën e tij, ka bërë të ditur tabloidi britanik Daily Mail.

Brendan Rodgers ka qenë në kërkim të reprezentuesit U-21 të Gjermanisë për një kohë të gjatë dhe ka përcjell personalisht avancimin e tij.

20-vjeçari është futbollist energjik që mund t’i ndihmojë gjigantit nga Anfield të ketë opsione shtesë në mesin e fushës. Inter ishte po ashtu i interesuar për transferimin e tij, por Can preferon kalimin në Premierligë.

Reds shpresojnë të finalizojnë marrëveshjen brenda javës derisa përgatiten të paraqesin kandidaturë serioze në garë për titull të kampionit në Premierligë. 

Ai do të bëhet përforcimi i dytë i Liverpoolit brenda kësaj jave pas sulmuesit Rickie Lambert nga Southampton.