Can largohet nga Liverpool, zgjedh klubin e ri

Emre Can ka vendosur të transferohet në Juventus.

Sport

05/01/2018 07:15

Emre Can ka zgjedhur Juventusin.

Mesfushori gjerman do të largohet nga Liverpool pas përfundimit të këtij sezoni duke nënshkruar me klubin nga Serie A.

“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se Can nuk do ta vazhdojë kontratën në Liverpool, andaj do të nënshkruajë me Bianconerët si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Një gjë është e sigurt: tanimë Emre Can ka zgjedhur Juventusin. /Lajmi.net/