Can largohet nga Liverpool, por nuk transferohet te Juventusi

Turko-gjermani nuk do të rinovojë me klubin nga "Anfield".

Sport

12/03/2018 15:57

Emre Can është pranë largimit nga Liverpool.

Turko-gjermani nuk do të rinovojë me klubin nga “Anfield”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Il Bianconero” raporton lajmet që vijnë nga Gjermania e që konfirmojnë se për Can po interesohen edhe dy klube tjera pos Juventusit, që e ndjek prej kohësh lojtarin.

Bëhet fjalë për Real Madridin dhe Bayernin e Munichut.

Raportohet se Can do të zgjedhë një nga këto dy ekipe, pasi që dëshiron të luftojë për objektiva madhorë. /Lajmi.net/